Mediat turke kanë treguar se se Murat dhe Asli mund të diskutojnë për martesën shumë shpejt. Ata u ndanë përpara katër muajsh, një ndarje që u përfol tejmase dhe nuk ishte aspak e qetë.

Gjatë kësaj periudhe, jo vetëm fansat, por edhe familjarët kanë dashur që çifti të rikthehej së bashku. Ndoshta, lutjet e tyre mund të kenë funksionuar.

Murat është përpjekur shumë së fundmi që të bëjë paqe me Aslin si dhe të riafrohet me të. Gjithashtu, mamaja e tij ka patur një ndikim të madh në këtë gjë, pasi ajo e ka konsideruar prej kohësh Aslin si vajzën e saj.

Megjithatë, nuk kemi ende asgjë zyrtare nëse janë sërish çift apo jo, por të gjithë të afërmit e tyre pohojnë se ndoshta shumë shpejt mund të ndodhë propozimi për martesë.

SHARE