Info, Seriale

Ja si duket “Zhadja” tani si 43 vjeçare

Pamje nga përditshmëria e aktores Giovana Antonelli ka qenë aktorja kryesore e serialit të njohur ”Clone”, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e një numri të madh të njerëzve në mbarë botën.

Giovanna apo e njohur për publikun shqiptar si ”Zhadja” atë kohë ishte bërë mjaft e njohur dhe e dashur me rolin e saj. E bukura e serialit, të cilën e kishin lakmi shumë vajza dhe gra edhe në ditët e sotme pas 17 vjetëve të serialit, vazhdon të jetë e tillë. Aktorja tani ka 43 vjet, por nga imazhet që ka publikuar për ndjekësit e saj në instagram duket shumë më e re.Me stilin dhe elegancën e saj,

“Zhadja” duket mjaft bukur në fotografitë që ka hedhur në instagram për mbi 12 milionë ndjekësit e saj. Giovanna Antonelli ka lindur në 18 mars të vitit 1976 në Rio de Janeiro, Brazil. Ajo është aktore dhe producente e njohur. ”Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *