Info, Seriale

Aktorja e njohur turke po pushon në bregdetin shqiptar

Aktorja po pushon në Vlorë.

Bregdeti shqiptar sikur çdo vit tjetër, edhe sivjet po mirëpret turistë nga e gjithë bota. Në këto ditë të korrikut, për pushime bregdetin shqiptar e ka zgjedhur edhe një aktore e njohur.

Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur dhe të dashur turke, Farah Zeynep Abdullah, e njohur te shqiptarët me rolin e Surës, nga seriali “Kurti dhe Sura”. Për ndjekësit e saj të shumtë në instagram, aktorja ka hedhur një instastory përmes së cilës ka bërë të ditur se po pushon në jug të Shqipërisë.

Farah është lindur më 17 gusht 1989, në Beşiktaş, Stamboll. E gjithë familja e saj jeton në Angli, ndërsa ajo aktualisht jeton në Stamboll, Turqi për shkak të angazhimeve të saj të punës. Aktorja ka luajtur në shumë seriale, ku është shpërblyer edhe me çmime. Për publikun shqiptar, Farah është bërë e njohur nga seriali “Kurti dhe Sura”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur dhe shumë të pëlqyer, Kıvanç Tatlıtuğ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *