Almeda dhe Tolgahan po shijojnë pushimet verore Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ditë më parë ka nisur pushimet bashkë me partnerin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Ajo ka publikuar dy video në rrjetin social Instagram, ku ka treguar pamjen mahnitëse me të cilën e kanë nisur ditën sot. Çifti po  shijon një pamje të bukur nga jahti luksoz të cilin e kanë marrë me qira për këto ditë.

Ndryshe, Almeda Abazi ka udhëhequr suksesshëm spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars Albania 7”, duke qëndruar kështu për disa muaj në Shqipëri. Në finalen e këtij spektakli ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman.

SHARE