Pas suksesit të sezonit të parë, seriali «Dhoma 309» do të vijojë me sezonin e dytë.

Historia e Lale dhe Onur bëri për vete publikun e gjërë dhe njohu shikueshmëri të lartë teksa transmetohej në Turqi. Për këtë arsye, producentët e serialit vazhduan punën për xhirimet e sezonit të dytë. Por çfarë do të ndodhë me personazhet tanë të dashur?

Dashuria e Lale dhe Onur do të përballet me një tjetër vështirësi. Në kompani do të vijë një vajzë e vogël e cila thotë se është vajza e Onur.

Së bashku me të do të rikthehet edhe ish e dashura e Onur, mamaja e vajzës, Ozge. Kthimi i saj do të tronditë dy personazhet kryesorë.

Babai i motrave kërkon t’i takojë ato, por Lale, Nulifer dhe Nergis nuk pranojnë. A do të ndryshojnë ato sjellje ndaj tij?

Ndër personazhet e reja në këtë sezon përmendim Tuğçe Kurşunoğlu në rolin e Ozge, dashurisë së parë të Onurit.

Erdal Ozyağcılar do t’i bashkohet gjithashtu sezonit të dytë në rolin e babait të Lale. Ai është një aktor i njohur turk, fitues i shumë çmimeve.

SHARE