E njohur nga seriali “Fate të kryqëzuara”.

Aktorja e njohur turke, Nursel Kose apo siç njihet te ne si ”Kerimani” nga seriali “Fate të kryqëzuara” është një nga aktoret që edhe pse me rol jo fortë të mirë në serial ka arritur të mbledhë fansa me ”budallallëqet” që i bënte.

”Keriman” i serialit njihet si një grua lakmitare, mashtruese dhe e dashuruar pas gjërave materiale, por në jetën reale ajo është krejt ndryshe dhe me stil të veçantë.

48 vjeçarja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi ajo ka publikuar një imazh, në të cilin nuk duket në gjendje shumë të mirë, pasiqë shihet se e ka thyer apo lënduar dorën. Ajo shihet me dorë të lidhur, krahas një djaloshi simpatik.

Nursel Kose është e lindur në vitin 1970 në Turqi dhe tani ka 47 vjet. Ajo studioi dhe punoi në Gjermani për një kohë. Pastaj, aktorja njihet edhe me një rol në filmin e mirënjohur “The Edge of Heaven”.

SHARE