Hande Ercel është prej disa muajsh në një lidhje me Murat Dalkiliç, madje bashkëjetojnë.

Aktorja simpatike, ka treguar se ndoshta çifti së shpejti mund të hedhin hapin e madh. 34 vjeçari u divorcua vetëm para pak muajsh nga ish bashkëshortja e tij dhe nisi historinë e dashurisë me Hande në dhjetor 2017.

Edhe pse kanë një kohë relativisht të shkurtër bashkë, për çiftin duket se nuk ka rëndësi koha. Ata që në fillim vendosën të bashkëjetonin, kështu që është mëse e pritshme që edhe hapin drejt martesës ta hedhin më shpejt nga ç’mendohet.

Ata janë shprehur gjithashtu që midis tyre mund të ketë keqkuptime të vogla, por nuk janë aspak të rëndësishme dhe nuk janë një pengesë për ta.

SHARE