Neslihan Atagul dhe Kadir Dogul janë fotografuar ditët e fundit nga paparacët.

Ata kanë ndjekur çdo lëvizje të tyre, duke zbuluar kështu edhe një detaj. Në media kanë dalë disa foto të tyre në derën e spitalit, teksa Kadir Dogul ka mbajtur gjithë kohën një maskë në fytyrë.

Neslihan ka treguar se ka patur disa probleme shëndetësore, por ndërsa të gjithë prisnin se ata mund të ndodheshin në spital prej ndonjë shqetësimi të saj, foto tregojnë komplet të kundërtën.

Asnjëri prej tyre nuk dha sqarim rreth kësaj çështjeje, ata kanë refuzuar të bisedojnë me gazetarët dhe nuk kanë bërë asnjë koment për këto foto që tashmë kanë pushtuar rrjetin.

SHARE