Momente nga “dasma” e tyre.

Aktorët turq Gaye Turgut Evin dhe Deniz Evin apo siç njihen si Bahari dhe Ymyti nga dashuria e madhe për njëri-tjetrin kanë bërë edhe një dasmë të dytë.

Çifti ka publikuar një video në “Instagram” ku shihet i lumtur dhe duke vallëzuar sipas traditave marokene. Bahar mbi këtë video ka shkruar: Dasma marokene, dasma jonë e dytë, duke e etiketuar bashkëshortin e saj aktorin Deniz Evin apo Ymytin.

Bahar dhe Ymyt në Marok kanë shkuar për punë e pushime, kështu duke krijuar momente magjike e të paharrueshme nga ai vend. Aktorja e guximshme ka publikuar edhe fotografi të tjera duke e mbajtur një gjarpër.

Kujtojmë se aktorët Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë martuar në vitin 2013.

SHARE