“Erdhi mrekullia ime..” Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e ”Kahramanit”, dje është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Feyza Aktan ka sjellë në jetë djalin e tyre dhe këtë lajm të bukur Ozcan e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram. Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet dora e djalit të tij, teksa ka lënë edhe një mbishkrim shumë të veçantë. “Erdhi mrekullia ime… Përshkrimi është i vështirë jam në emocione”, ka shkruar Ozcan Deniz.

SHARE