Icha si asnjëherë më parë.

Aktorja indiane, Tina Dutta e cila tek ne u bë e njohur me rolin e “Ichës” është mjaft aktive në rrjetet sociale, kështu duke postuar momente të ndryshme nga jeta e saj private dhe profesionale.

“Icha” kësaj here ka publikuar në “Instagram” një fotografi me një stil shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, pranë një veture luksoze e tipit BMW.

“Të jeni në gjendje të vizitoni vetëm galeritë, të dilni për darkë vetëm, të ecni në rrugë e vetme dhe të shkoni vetëm për një film, është një forcë e nënvlerësuar”, ka shkruar “Icha” mbi fotografinë e postuar.

Tina Dutta ishte protagoniste e serialit indian “Uttaran”, ku me ngjarjet dhe zhvillimet bëri që t’i mbledhë një numër të madh shikuesish para ekranit.

SHARE