Një javë më parë, lajmi se Asli Enver u nda nga i dashuri i saj prej më shumë se dy vitesh, Murat Boz tronditi gjithë showbizin në Turqi.

Të gjithë ishin në pritje në dasmës së tyre po çifti jo vetëm që e ka anulluar atë por edhe janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri.Megjithatë, duket se të dy aktorët i janë kthyer jetës së përditshme duke u përpjekur ta kalojnë këtë periudhe të vështirë.

Aktualisht, Asli Enver vazhdon xhirimet e serialit “Nusja nga Stambolli”. Sipas shtypit turk, aktorja ka qenë vërtet e lënduar. Ajo ka shpërthyer në lot teksa interpretontë një skenë ku duhet të këndonte këngën “Kiyamam” nga Zerrin Ozer. Enver është ndjerë shumë keq tek luante rolin e saj si Syreja dhe skena është përsëritur disa herë duke xhiruar një numër të konsiderueshëm dublash.

SHARE