Ahmet Mumtaz Taylan është një nga aktorët më të mirë turq.

Atë e kemi njohur në serialin “Flakë pasioni” i cili transmetohet çdo mbrëmje në Tring. Taylan numëron tre martesa gjatë jetës së tij.

Akualisht 52 vjeç, Taylan ka qenë i martuar me aktoren turke Ayçin İnci nga viti 2007 deri në 2012. Kjo ishte martesa e tij e tretë.

Në fund të vitit 2016, ai u njoh me reporteren Irmak Zileli. Ajo ka studiuar për Antropologji dhe punon për National Channel.

Disa ditë më parë, aktori i njohur u fotografua nga paparacët teksa shëtiste në rrugët e Cihangir së bashku me Irmak. Kur pa gazetarët përreth tij, aktori tha “Jam shumë mirë.

A nuk është e dukshme që jam i lumtur?”

Ahmet Mumtaz Taylan ka një vajzë nga martesa e dytë e cila quhet Ayşe Dilan Taylan.

SHARE